Strehonte 7 emigrantë të paligjshëm në hotelin e tij, arrestohet 66-vjeçari në Vaqarr
Një 61-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi u kap duke mbajtur pa leje një armë zjarri, pistoletë, së bashku me municion.
Gjatë kontrollit në një magazinë pranë banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi armën, krëhërin dhe fishekët. I arrestuari rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.
Krujë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”.
Mbante pa leje armë zjarri pistoletë me municion, vihet në pranga një 61-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.
Sekuestrohet arma e zjarrit, bashkë me krëhërin dhe fishekët.
Në vijim të operacioneve për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë pa leje armë zjarri dhe, për pasojë, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokusi”, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Abaze, Krujë.
Gjatë kontrolleve, në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë), së bashku me krëhër me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel