Strehonte 7 emigrantë të paligjshëm në hotelin e tij, arrestohet 66-vjeçari në Vaqarr
Julián Álvarez nuk është stërvitur as këtë të enjte me Atlético Madridin dhe vazhdon të jetë në dyshim serioz për ndeshjen e së shtunës ndaj Sevillas.
Sulmuesi argjentinas nuk u paraqit në seancën e mëngjesit në Cerro del Espino, një ditë pasi kishte munguar gjithashtu për shkak të një indispozicioni. Gjendja e tij do të monitorohet në orët në vijim, por aktualisht prania e tij në Sánchez Pizjuán duket e vështirë.
Mungesa e Álvarez komplikon edhe më shumë situatën në repartin ofensiv të skuadrës së Diego Simeones, pasi Alexander Sørloth vijon të jetë i dëmtuar.
Në të njëjtën kohë, e ardhmja e sulmuesit argjentinas mbetet e pasigurt, teksa merkatoja e transferimeve mbyllet të martën në orën 23:59. Barcelona vijon të insistojë për lojtarin, ndërsa edhe Arsenal është përmendur si një destinacion i mundshëm.
Pas deklaratave të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, Atlético Madrid ka bërë të qartë qëndrimin e tij: klubi madrilen nuk dëshiron të lejojë largimin e Álvarez dhe e konsideron veten të dëmtuar nga mënyra se si është zhvilluar çështja gjatë kësaj vere.
Top Channel