Tentativë për të hyrë në fushë, përplasje mes lojtarëve në tunel dhe kaos në përfundim të ndeshjes. Gjithçka ndodhi pas sfidës së Champions League mes Lyonit dhe Fenerbahçes, e fituar 2-1 nga skuadra turke, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.
Në qendër të tensioneve ishte Matteo Guendouzi, ish-futbollisti i Lazios, i cili pas vërshëllimës së fundit festoi duke bërë gjestin e reperit dhe ikonës së Marseille, Jul, drejtuar tifozëve vendas.
Ndeshja shënoi rikthimin e Fenerbahçes në Champions League pas 18 vitesh, por festa e skuadrës turke u shoqërua me skena kaotike. Pas përfundimit të takimit pati përplasje në fushë dhe në ambientet e brendshme të stadiumit, ku u përfshinë lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të të dyja skuadrave.
Guendouzi, ish-lojtar i Marseille, Arsenalit dhe Lazios, ishte vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët e Lyonit. Në një moment pas ndeshjes, ai iu drejtua një kamere pranë fushës duke bërtitur: “Allez l’OM”, që do të thotë “Forca Marseille”, një klub rival historik i Lyonit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një lojtar i Lyonit që i afrohet Guendouzit teksa francezi po shkonte drejt tunelit. Pak më pas, në tunel shpërtheu një përleshje mes pjesëtarëve të të dyja skuadrave.
WAHHH !! 😳 Voilà pourquoi l’après-match a dégénéré !! ⬇️
Les images complètement DINGUES du moment où un membre du staff de l’OL s’est jeté sur Matteo Guendouzi.
Les sanctions risquent d’être extrêmement sévères. pic.twitter.com/ONIDoWKFeI
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) August 26, 2026
Pas ndeshjes, Guendouzi shpjegoi arsyen e reagimit të tij dhe tha se ishte ndier i provokuar dhe i fyer nga tifozët e Lyonit. “Që para fillimit të ndeshjes, 60 mijë njerëz fyen familjen time, nënën time dhe fëmijët e mi. Dhe askush nga arbitrat apo autoritetet në stadium nuk tha asnjë fjalë”, deklaroi ai.
Mesfushori francez shtoi se fyerjet kishin vazhduar për më shumë se 90 minuta, përfshirë edhe kohën e nxehjes. “Për mua ishte një mungesë totale respekti. Nëse nuk mund të festojmë siç duam pas ndeshjes, kjo është krejtësisht e padrejtë. Ishte vërtet një situatë e trishtë”, u shpreh Guendouzi.
Lyon sahasında skandal saldırı! Maç sonu çıkan olaylardan yeni görüntüler geldi.
Guendouzi’nin sevincini kutladığı anlarda Lyonlu futbolcular saldırıya geçiyor. Bu sırada Fenerbahçeli futbolcular, takım arkadaşları Guendouzi’yi adeta güvenlik görevlisi gibi koruyorlar.… https://t.co/OfDNNErE6j pic.twitter.com/Iq5jCZNpM1
— Aykırı (@aykiri) August 26, 2026
Guendouzi u mbështet edhe nga trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, i cili theksoi se skuadra u bashkua në mbështetje të futbollistit, “Ne të gjithë u bashkuam për të mbështetur Guendouzin. Ky është shpirti i vërtetë i ekipit”, deklaroi Kartal.
Pas një nate historike për Fenerbahçen, rikthimi në Champions League u shoqërua kështu me tensione të mëdha dhe përplasje mes dy skuadrave.
Top Channel