Strehonte 7 emigrantë të paligjshëm në hotelin e tij, arrestohet 66-vjeçari në Vaqarr
Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.
Në e-mailin e siguruara nga Top Channel, adresa, e cila dyshohet se është falsifikuar dhe vjen nga një universitet në Argjentinë, kërcënon se ‘të pafetë do të copëtohen dhe më pas do të vriten”.
“Përshëndetje, ky është Shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh.
Më pas ju të pafe do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim”, shkruhet në email.

Pas këtij e-maili forca të shumta Policie blinduan qytetet. Po ashtu Antiterrori zbarkoi edhe në SPAK dhe GJKKO, institucione që po ashtu e kishin marr këtë mesazh.
Top Channel