Zjarri në Sarandë/ Flakët përhapen me shpejtësi, i afrohen banesave dhe hoteleve, kërkohet ndërhyrja nga ajri

26/08/2026 17:14

Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të Sarandës, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqen me bimësi dhe po i afrohen disa ndërtesave aty pranë.

Sipas informacioneve nga korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa është kërkuar ndërhyrja nga ajri për shkak të terrenit të vështirë që bllokon kalimin e mjeteve.

Gjithashtu, flakët i janë afruar edhe shtëpive të banuara dhe disa hoteleve që ndodhen aty pranë.

Top Channel