Goditja e parave të krimit, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive
Një 37-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi është kapur duke kultivuar bimë kanabisi.
Blutë bëjnë me dije se në fshatin Okshtun të Vogël, u zbuluan 2 parcela ku po kultivoheshin 215 bimë, aty ku u arrestua dhe 37-vjeçari nga Kamza.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/Finalizohet operacioni i koduar “Indicia”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohet një 37-vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga Policia në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Asgjësohen bimët narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Okshtun i Vogël, njësia administrative Ostren, zbuluan 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin S. K., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i cili, në vijim të veprimeve të para hetimore, u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel