Trump gati të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv, synon uljen e numrit të vaksinave të rekomanduara për fëmijë
Qeveria e Kolumbisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare pas tërmetit me magnitudë 7.4, i cili goditi pjesën perëndimore të vendit dhe shkaktoi dëme të mëdha, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën.
Tërmeti goditi vendin të hënën në orën 07:34 me orën lokale (12:34 GMT), me epiqendrën në rajonin Chocó, në perëndim të Kolumbisë.
Goditja e fuqishme shkaktoi dëme të konsiderueshme, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e pasojave.

Shpallja e emergjencës kombëtare i hap rrugë mobilizimit të burimeve dhe forcave të nevojshme për përballimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës për zonat e prekura.
Tërmeti ka shkaktuar gjithashtu reagime ndërkombëtare, me disa vende që kanë shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Kolumbisë ekipe shpëtimi, personel mjekësor, pajisje dhe furnizime.
Top Channel