Zjarr në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatit Mesopotami. Kërkohet ndërhyrje nga ajri
03/08/2026 12:59
Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme mbi vendin e quajtur Matomare, në territorin e Bashkisë Finiq.
Flakët po avancojnë në drejtim të Mesopotamit, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej dhe të ngjitet drejt fshatrave Kostar dhe Vllahat. Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Finiqit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Megjithatë, terreni i vështirë dhe përhapja e zjarrit e bëjnë të vështirë ndërhyrjen vetëm nga toka.
Për shkak të situatës, vlerësohet e nevojshme ndërhyrja nga ajri, me qëllim frenimin e avancimit të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt zonave të banuara.
Top Channel