Zjarr në Libofshë, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre dhe pemë
03/08/2026 13:58
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme pranë fshatit Vanaj, në njësinë administrative Libofshë, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pemë.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Operacioni vijon, ndërsa deri më tani nuk raportohen rrezik për banesa apo persona të lënduar.
Top Channel