Aksident i rëndë në Lushnje/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse dhe rrotullohet disa herë në rrugë, përfundon në spital drejtuesja e mjetit
03/08/2026 13:34
Aksident në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë në aksin e vjetër rrugor nacional Lushnje-Berat.
Automjeti me të cilën udhëtonte një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dhe pas disa rrotullimeve ka përfunduar e kthyer në njërën anë në mes të rrugës.
Si pasojë e aksidentit drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë ne spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore.
Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar rastin dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit, njëkohësisht duke disiplinuar trafikun.
Nga të dhënat e para dyshohet se drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit.
Top Channel