Aksident në Fier/ Makina përplas nga pas motomjetin, drejtuesi i tij niset me urgjencë në spital
Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë menjëherë për frenimin e rritjes së çmimeve të karburanteve, duke argumentuar se shtrenjtimi i ditëve të fundit është i pajustifikuar.
Konfindustria ka propozuar uljen me të paktën 15% të taksave, rikthimin e Bordit të Transparencës, kontrolle të menjëhershme për cilësinë e karburanteve dhe forcimin e luftës kundër kontrabandës.
Sipas saj, çmimet e naftës në Shqipëri janë ndjeshëm më të larta se në vendet e rajonit dhe në shumë shtete të BE-së, duke rënduar kostot për qytetarët, bizneset dhe prodhimin vendas.
Njoftimi
Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fortë dhe paarsyetuar e çmimeve të karburanteve në 10 ditëshin e fundit të muajit korrik e në vazhdim, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme rregullatore të qeverisë në 4 drejtime.
Së pari, kërkohet një ulje me të paktën 15% të barrës së taksave mbi karburantet. Sa më sipër duhet të ndikojë në të paktën 20 lekë/litër ulje të çmimeve me pakicë. Italia dhe Gjermania kanë zbatuar menjëherë 15-20% të uljes së taksave të karburanteve me efekt të drejtëpërdrejtë në treg.
Së dyti, kërkohet në të njëjtën kohë ringritja e Bordit të Trasparencës me qëllim që ulja e mundshme taksave të përcillet e plotë te qytetarët dhe bizneset dhe jo te operatorët e karburanteve. Tregu i karburanteve në Shqipëri është treg tipik monopol dhe oligopol i pastër.
Së treti, kërkohet nga institucionet kontroll i menjëhershëm i cilësisë së karburanteve, që qarkullojnë në treg. Ka të dhëna që sasi të mëdha të karburantit jashtë standartot Euro 3 janë hedhur në treg me pasoja të rënda për shëndetin, mjedisin, makinat dhe buxhetin e shtetit.
Së katërti, kërkohet ndërhyrja e jashtëzakonshme e institucioneve shtetërore dhe SPAK për luftën kundër kontrabandës së karburantevee pasoja qindra milionë Euro dëm mbi buxhetin e shtetit. Goditja e autoriteteve të Kosovës ndaj linjave kontrabandë të tranzitit të karburanteve nga Shqipëria, që rezultuan të mbushura me ujë në doganën kosovare, është e dhënë e qartë.
Çmimet me pakicë të naftës në tregun vendor ka kohë që janë në nivelet e 2,15-2,2 euro/litër, ndjeshëm më të larta se shtetet e rajonit dhe mjaft shtete të BE. Sa më sipër sjell goditje shtesë të fortë shkatërruese mbi industritë, prodhimin vendor dhe qytetarët.
Top Channel