La Liga merr vendime të reja për sezonin 2026-27, nuk do të zbatohet “Ligji Vinicius”. Në Spanjë injorojnë rregullin e ri të FIFA-s
Barcelona ka zhvilluar seancën e parë stërvitore pas mbërritjes në Saint George’s Park, qendrën stërvitore të Kombëtares angleze, dhe trajneri Hansi Flick ka marrë dy lajme pozitive.
Mesfushori Fermin Lopez dhe mbrojtësi Ronald Araujo kanë zbritur në fushë dhe janë stërvitur së bashku me pjesën tjetër të grupit.
Rikthimi i dy lojtarëve në stërvitje kolektive është një sinjal i mirë për Barcelonën, e cila po përgatitet për sezonin e ri. Hansi Flick tashmë ka më shumë alternativa në dispozicion, veçanërisht në një periudhë ku skuadra po punon për të arritur formën optimale fizike.
Fermin ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të rinj të Barcelonës në sezonet e fundit, ndërsa Araujo mbetet një nga shtyllat e repartit defensiv të skuadrës katalanase.
Seanca në Saint George’s Park është pjesë e fazës përgatitore, ku Flick po punon për aspektet taktike dhe fizike para nisjes së sezonit të ri.
Top Channel