“Humbi rrugën dhe pastaj…”/ Detaje nga aksidenti që u mori jetën tre shqiptarëve nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, ishin nisur drejt aeroportit për të marrë motrën
Tre personat, shqiptarë të Kosovës, që rezultonin të zhdukur që prej së shtunës, janë gjetur të vdekur.
Viktimat ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, e më pas familjarët kishin humbur të gjitha kontaktet.
Autoritetet kanë konfirmuar se Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani kanë humbur jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u gjet i fundosur në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.
Tre viktimat, të gjithë nga Vushtrria, humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pasi u larguan nga Aeroporti i Shkupit.
Pas raportimit të zhdukjes, autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi, ndërsa familjarët apeluan edhe për ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tyre.
Gjatë kërkimeve, automjeti me të cilin po udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane, u lokalizua i fundosur në lumin Lepenc.
Mediat maqedonase raportojnë se pas nxjerrjes së automjetit nga uji, autoritetet konfirmuan se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut kanë nisur hetimet për të sqaruar mënyrën se si automjeti përfundoi në lumë.
Top Channel