“Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”/ I dha fund jetës duke u djegur në makinë, 66-vjeçari në Korçë jetonte i vetëm pasi…
Ekzistenca e alienëve dhe mënyra se si ajo lidhet me fenë, shkencën dhe teoritë e konspiracionit u kthye në temë debati në “Top Story” në Top Channel me Grida Dumën.
Gjatë diskutimit, analistët Arjan Curri dhe Alfred Cako shkëmbyen argumente dhe replika mbi mundësinë e jetës jashtë Tokës, interpretimet fetare dhe teoritë që kanë qarkulluar ndër vite për jashtëtokësorët. Nuk munguan as sulmet ndaj njëri-tjetrit.
Curri: Në rrafshin filozofik në syrin tonë çdo që egziston, edhe nuk egziston. Çdo vihet në diskutim në filozofi dhe shumë mirë bëhet. Për jashtëtokësorët do të ketë gjithnjë dyshime dhe debat deri në momentin që ata do të na shfaqen haptazi. Përse nuk na shfaqen haptazi? Të bëjnë ambasada, të kemi kontakte?
Cako: Edhe mund t’i kenë ambasadat.
Curri: Në rregull, por nuk kanë përse t’i kenë të fshehta. Fredi paska një varëse që nuk ja kisha parë më parë. Nga ana tjetër, Fredi flet se toka është e sheshtë. Janë vrarë shkencëtarë se mendonin se Toka është sferike dhe Fredi i çon dëm të gjithë këto përpjekje. Unë dua të dal në rolin e teologut, sepse feja është më e qartë në këtë aspekt. Feja na thotë se në Vatikan ekzistojnë edhe klerikë që kanë takuar jashtëtokësorët, madje thonë se edhe Papa e ka bërë, por këto mbeten në kuadrin e legjendave. Në Bibël ka një pjesë ku Krishti, pra Zoti sipas Katolikëve që thotë: ‘Ka disa dele që nuk i mbaj në të njëjtin vath, do të vijë koha që një ditë do t’i bashkoj me ju’. Teologët po shohin një interpretim më të zgjeruar të kësaj që flasin për “vathë” planetare. Ne nuk mund të pretendojmë që Zoti ka krijuar vetëm Tokën dhe njeriun. Nga ana tjetër, shpërthimi i Big Beng mund të ketë krijuar edhe Toka të tjera.
Cako: Ti je dhe fetar dhe me Big Bengun? Se të dyja nuk shkojnë.
Curri: Me Big Bengun është edhe Bibla, që thotë se u bë dritë.
Cako: Ti gjysmëteolog je, po të ishe tamam nuk do të ishe këtu. Do të ishe veshur me raso.
Curri: Ti e di që ata që vishen me raso, nuk janë vetëm teologë, janë edhe shkencëtarë. Në Vatikan, ata që kanë raso, kanë edhe observatorë që shikojnë yjet.
Cako: Ti bën pjesë tek këta?
Curri: Unë mund t’i jem afruar, rrugës jam, nuk i dihet. Ti je më klerik se unë, se je i bindur që Toka është e sheshtë. Nuk mund të themi me siguri që alienët janë apo nuk janë.
Top Channel