Detaje nga ngjarja në Elbasan/ Gjashtë të shtëna ndaj tre të rinjve në një lokal, tre të plagosur

20/07/2026 21:12

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë, ku sipas informacioneve paraprake janë dëgjuar rreth 6 të shtëna me armë zjarri.

Pas incidentit, tre të rinj janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, njëri prej tyre ka marrë plagë, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta, njëri i gërvishtur në këmbë dhe tjetri në krah.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se ende nuk ka informacion të saktë mbi rrethanat e incidentit.

Top Channel