Zjarri përgjatë autostradës Vlorë–Fier ende aktiv, shpërndahet tymi në zonë, lehtësohet qarkullimi i mjeteve

20/07/2026 22:20

Edhe gjatë orëve të mbrëmjes vijon zjarri përgjatë autostradës Vlorë–Fier, në segmentin mes Novoselës dhe Panajas.

Në zonën e Kripës mbeten ende vatra aktive, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë me dy mjete për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, ndryshe nga orët e pasdites, tymi i dendur që pengoi qarkullimin në autostradë është shpërndarë, duke përmirësuar dukshmërinë.

Megjithatë, vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive përgjatë këtij aksi rrugor, ndërsa operacioni i zjarrfikësve vazhdon për të shmangur riaktivizimin dhe përhapjen e flakëve.

Top Channel