Trump pret presidentin libanez në Shtëpinë e Bardhë, Izraeli nis tërheqjen e pjesshme të forcave nga Libani jugor
Të paktën shtatë persona humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vietnam.
Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike, autobusi po udhëtonte nga provinca Lam Dong drejt qytetit Ho Chi Minh kur shpërtheu zjarri. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke bllokuar shumë prej pasagjerëve brenda mjetit me 24 vende.
Pesë pasagjerë arritën të shpëtonin, por mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Một vụ cháy kinh hoàng đã xảy ra trên quốc lộ thuộc tỉnh Đồng Nai khi xe khách đang lưu thông bất ngờ bốc cháy ngùn ngụt. Lực lượng chức năng bước đầu xác định có 7 người đã ra đi mãi mãi, nhiều nạn nhân khác bị thương nặng.
Vụ việc khiến giao thông tê… pic.twitter.com/YlMWWdd0pG— NTH Entertainment (@NTHNewsVN) July 21, 2026
Top Channel