Legjendari Pelè, fanella e botërorit të 1958 u shit në ankand për një shifër marramendëse
Lucas Digne ishte një prej futbollistëve më të kritikuar pas humbjes së Francës kundër Spanjës në gjysmëfinale të Botërorit 2026. Penalltia e shkaktuar prej tij ndaj Lamine Yamal i dha mundësinë skuadrës së drejtuar nga Luis De La Fuente të bëjë hapin e parë drejt finales së madhe.
Për më tepër, Deschamps e zëvendësoi në 20 minutat e fundit të ndeshjes pasi nuk ishte në gjendje të frenonte sulmuesin 19 vjeçar. Tani, dy ditë pas kësaj ndeshjeje mbrojtësi francez theu heshtjen përmes një mesazhi në Instagram.
‘Ja ku jemi, fundi i një ëndrre– e niste mesazhin e tij Lucas Digne-ajo e një djali të vogël dhe me siguri të mijëra përsonave që na ndjekin. Gjithnjë kemi imagjinuar shumë gjëra, shumë herë gjërat më të bukura. Por fundi i një ëndrre mund të jetë i vështirë dhe zgjimi akoma më shumë. Gjëja më e vështirë sot është gjesh fjalër për të shprehur zhgënjimin e madh. Unë i pari, jam i zhgënjyer me veten time. Zhgënjeva edhe këtë skuadër, pr të gjitha sforcimet që kemi vërë dhe këtë grup lojtarësh të jashtëzakonshëm. Po kështu mendoj për të gjithë që bënë këtë udhëtim, si dhe për ara që na kanë mbështetur që nga Franca dhe e gjithë bota. Mbështetja juaj na çoi larg në këtë aventurë. pavarësisht zhgënjimit, jam krenar që përfaqësova vendin tonë me të gjithë pasurinë, diversitetetin dhe njerëzit që e krijojnë. Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj dhe për të gjitha këto emocione. Kanë qenë të pabesueshme gjatë gjithë këtij kompeticioni. Nuk ka përfunduar ende, kemi një podium për t’u ngjitur’.
Pas ndeshjes për vendin e tretë ndaj Anglisë në Botërorin 2026, Lucas Digne do të shkojë me pushime dhe më pas do t’i bashkohet Paris Saint Germainit për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique.
Top Channel