“Shkatërrimi i Gazës është politikë e qëllimshme”, ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria do të qëndrojë në territor
Një agjent i Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE) qëlloi për vdekje një 26-vjeçar në shtetin Maine, në një incident që ka ndezur polemika të forta në Shtetet e Bashkuara dhe ka rikthyer në qendër të debatit metodat e përdorura gjatë operacioneve të zbatimit të ligjit për emigracionin.
Ngjarja ndodhi të hënën në qytetin Biddeford, me rreth 22 mijë banorë, vetëm një javë pasi një tjetër agjent i ICE vrau një burrë meksikan në Teksas, duke rritur zemërimin ndaj politikave të administratës së Presidentit Donald Trump për emigracionin.
Sipas Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), viktima ishte një “emigrant i paligjshëm” ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër përfundimtar dëbimi. Autoritetet pretendojnë se gjatë një operacioni të planifikuar ai tentoi t’i shpëtonte kontrollit policor me automjet.
Liberal protesters in Maine take to the streets after ICE kills a Colombian illegal alien who was attempting to run over an agent with his car: “No ICE, No KKK, no fascist USA!” pic.twitter.com/oXmikwnivJ
— TheBlaze (@theblaze) July 14, 2026
“Agjenti përdori armën e shërbimit për shkak të rrezikut ndaj sigurisë publike”, thuhet në deklaratën e DHS-së, ku shtohet se i riu u godit me armë zjarri dhe ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve.
BREAKING: Authorities say a person reportedly tried to run over an ICE agent in Maine, prompting the agent to fire in self-defense. One person was killed. pic.twitter.com/g8oOuAWpKk
— Breaking911 (@Breaking911) July 13, 2026
Edhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Maine konfirmoi se viktima u përpoq të largohej me automjet, i cili sipas hetimeve paraprake lëvizte në drejtim të oficerit që hapi zjarr. Agjenti është pezulluar përkohësisht nga detyra, siç parashikon procedura standarde në raste kur një oficer përfshihet në një incident me pasojë vdekjen. Ndërkohë, Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Megjithatë, organizatat lokale për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve kundërshtojnë versionin zyrtar. Koalicioni për të Drejtat e Imigrantëve në Maine dhe organizata Presente Maine identifikuan viktimën si një 26-vjeçar me origjinë nga Kolumbia dhe deklaruan se ai kishte leje të ligjshme për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara.
“Dallimi mes asaj që pretendojnë autoritetet dhe realitetit duhet të hetohet. Ne nuk do të lejojmë që kjo vdekje të bëhet thjesht një statistikë”, deklaroi drejtuesja e organizatës Presente Maine.
Një dëshmitar okular, Daniel Butcher, tha për AFP se ndodhej në shtëpi kur dëgjoi të shtënat. Ai tregoi se pa një makinë të vogël të përplasej me një SUV të bardhë, ndërsa pak çaste më vonë një agjent i ICE-së nxori shoferin nga automjeti dhe e hodhi në tokë.
“Sapo pashë fytyrën e tij, ishte e mbuluar me gjak. Ishte një pamje e tmerrshme. E dëgjova të thoshte: ‘Po përpiqesha të ndalesha’, dhe pak sekonda më vonë ai nuk lëvizi më”, rrëfeu dëshmitari.
Rasti ka ngritur pikëpyetje edhe në politikë. Senatori i shtetit Maine, Angus King, tha se fillimisht ishte informuar nga autoritetet se viktima kishte një urdhër arresti për çështje emigracioni, por më pas mori një njoftim tjetër ku i thuhej se 26-vjeçari nuk ishte objektivi kryesor i operacionit.
Për këtë arsye, senatori kërkoi një hetim “të plotë, transparent dhe të pavarur” për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Pas incidentit, policia vendosi një perimetër sigurie në zonë, ndërsa dhjetëra protestues marshuan në rrugët e Biddeford me pankarta ku shkruhej “ICE Out!” (“ICE jashtë!”), duke kërkuar llogari për vdekjen e të riut.
Edhe kryebashkiaku i Biddeford, Liam LaFountain, reagoi duke shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe duke kërkuar sqarime të plota.
“Një njeri humbi jetën dhe familja e tij, ashtu si edhe komuniteti ynë, meritojnë të dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur. E kuptoj frikën dhe pasigurinë që kjo ngjarje ka shkaktuar te banorët e qytetit”, deklaroi ai.
Agjentët e ICE-së, të cilët janë në vijën e parë të zbatimit të politikës së deportimeve masive të administratës Trump, kanë qenë objekt kritikash të vazhdueshme për përdorimin e forcës dhe mënyrën e zhvillimit të operacioneve. Vdekja e 26-vjeçarit në Maine pritet të intensifikojë edhe më tej debatin në SHBA mbi rolin dhe kompetencat e agjencisë federale të emigracionit.
Top Channel