FIFA zgjedh arbitrin e “preferuar” të Messit për sfidën me Anglinë, ylli argjentinas ka fituar çdo ndeshje me Ismail Elfath
Disa federata anëtare të UEFA-s po shqyrtojnë mundësinë e paraqitjes së një kandidati që do të sfidojë Gianni Infantinon në zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA-s, një zhvillim që mund të rrezikojë vazhdimin e mandatit të tij.
Sipas raportimit të talkSPORT, Infantino konfirmoi në Kongresin e FIFA-s në prill se do të kandidojë për një mandat të tretë, duke shpresuar që të rizgjidhet pa kundërshtar. Megjithatë, brenda UEFA-s po rritet mbështetja për një alternativë.
Gjatë drejtimit të tij, Infantino është përballur me kritika të shumta. Ai ka udhëhequr zgjerimin e Kupës së Botës nga 32 në 48 skuadra dhe ka propozuar që edicioni i vitit 2030 të zhvillohet me 64 kombëtare.
Një tjetër vendim i debatueshëm ka qenë zgjerimi i ndjeshëm i Kupës së Botës për Klube, e cila tashmë konsiderohet si një kompeticion rival i Ligës së Kampionëve.
Kontroversë shkaktoi edhe vendimi i FIFA-s për të anuluar pezullimin me një ndeshje të Folarin Balogun, në një rast të paprecedentë që, sipas raportimeve, erdhi pas kontakteve me Presidentin amerikan Donald Trump.
UEFA reagoi ashpër ndaj këtij vendimi, duke deklaruar se FIFA kishte kaluar “një vijë të kuqe” me një vendim “të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm”, duke shtuar se ishte cenuar integriteti i lojës dhe besueshmëria e garës.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, konsiderohet si një nga figurat më të kualifikuara për të marrë drejtimin e FIFA-s. Megjithatë, slloveni pritet të vazhdojë mandatin e tij në krye të UEFA-s dhe nuk ka shfaqur interes për të garuar kundër Infantinos, pavarësisht mosmarrëveshjeve të shpeshta mes tyre.
Ndërkohë, disa federata të UEFA-s, përfshirë ato të Belgjikës dhe Polonisë, do të mbështesnin kandidaturën e presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi. Sidoqoftë, sipas raportimeve, kryetari i ECA-s nuk ka ambicie të kandidojë për postin e presidentit të FIFA-s.
Top Channel