Roy Keane kundër Alf Inge Haaland, 25 vjet më vonë: Nuk e kujton ndeshjen mes Norvegjisë dhe Anglisë, ishte i dehur

14/07/2026 15:33

Roy Keane kundër Alf Inge Haaland…25 vjet më vonë. Ish mesfushori i Manchester United, që në kohët e tij i shkaktoi një dëmtim të rëndë babait të Erling, u kap me të në komentet e tij për sfidën çerekfinale mes Anglisë dhe Norvegjisë duke e përkufizuar si një të dehur që nuk kujton ndeshjen që sapo kishte parë.

Në fakt, pas ndeshjes, norvegjezi me ironi kishte komplimentuar Bellingham dhe arbitrin duke iu referuar golit të anuluar për Norvegjinë për një shtyrje të bërë nga i biri kundrejt Anderson. ‘Ju lumtë, Bellingham dhe arbitrit’-shkruante në rrjetet sociale Alf Inge Haaland.

Dhe përgjigjja e Kane ishte flakë për flakë.

‘A do ta kujtojë ndeshjen? Sepse gjithnjë duket se konsumon pije alkoolike gjatë ndeshjeve, i ati. Nëse je duke pirë diçka atëherë e shikon ndryshe ndeshje-tha Roy Keane-ka ligësi nga ana e Alf Inge Haaland që thotë komplimenta Bellingham dhe arbitrit. Mendoj se ishte pak një goditje e ulët nga ana e tij’

Alf Inge Haaland dhe Roy Keane tashmë nuk janë më futbollistë por rivaliteti që ka nisur çerek shekulli më parë duket se nuk do të shuhet dhe rikthehet me përpikmëri sa herë që jepet rasti.

Top Channel