Barcelona nuk dorëzohet për yllin e Argjentinës, Laporta përgatit ofertë të re për Julian Alvarez

14/07/2026 10:00

Julian Alvarez mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për të përforcuar sulmin pas largimit të Robert Leëandoëskit. Klubi katalanas beson se negociatat me Atletico Madrid mund të avancojnë, por pranon se duhet të përmirësojë ofertën e parë për sulmuesin argjentinas.

Oferta fillestare e Barcelonës nuk arriti 100 milionë euro, një shifër e konsideruar e ulët duke pasur parasysh klauzolën prej 500 milionë eurosh të lojtarit. Ndërkohë, një ofertë prej 150 milionë eurosh nga Real Madridi më herët nuk u mor në konsideratë nga Atletico.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se oferta e klubit është “shumë e rëndësishme”, por jo e pakufizuar. Megjithatë, drejtuesit katalanas po përgatisin një propozim të ri financiar me shpresën për të hapur bisedimet me klubin madrilen.

Situata ndryshoi pasi Alvarez shprehu publikisht dëshirën për t’u larguar, duke deklaruar se një transferim do të ishte “më e mira për të gjithë” dhe se dëshironte të realizonte një ëndërr të tij.

Barcelona, megjithatë, nuk dëshiron që negociatat të zgjasin pafundësisht. Trajneri Hansi Flick kërkon të dijë sa më shpejt përbërjen përfundimtare të skuadrës dhe klubi ka vendosur fundin e korrikut ose fillimin e gushtit si afatin e fundit për të vendosur nëse operacioni për transferimin e argjentinasit do të vazhdojë.

Hapi i parë për katalanasit është rritja e ofertës, me synimin për të bindur Atlético Madrid që të ulet në tryezën e negociatave.

Top Channel