Jo vetëm Dortmund dhe Leipzig, një tjetër klub gjerman që luan në Champions kërkon shërbimet e Asllanit

14/07/2026 10:41

E ardhmja e Fisnik Asllanit duket gjithnjë e më larg Hoffenheimit. Sulmuesi kosovar pritet të largohet gjatë merkatos së verës dhe interesi për të vazhdon të rritet në Bundesligë.

Sipas raportimeve të Sky Germany, edhe Stuttgart është futur në garë për 23-vjeçarin. Klubi kishte tentuar ta transferonte Asllanin edhe vitin e kaluar, por ai vendosi të qëndronte te Hoffenheimi. Megjithatë, tentativa e re nuk pritet të ketë sukses, pasi palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Borussia Dortmund mbetet një nga favoritët për të siguruar shërbimet e sulmuesit. Verdhezinjtë e vlerësojnë shumë profilin e Asllanit, ndërsa largimi i mundshëm i Karim Adeyemit mund të krijojë hapësirën e nevojshme në repartin ofensiv. Një tjetër klub që po monitoron situatën është edhe RB Leipzig.

Fisnik Asllani ka kontratë me Hoffenheimin deri në verën e vitit 2029, por marrëveshja përfshin një klauzolë largimi prej 30 milionë eurosh. Drejtori sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker, e ka konfirmuar publikisht ekzistencën e kësaj klauzole, duke pranuar se ka bisedime me klube nga Gjermania dhe jashtë saj.

“Ka bisedime me klube brenda dhe jashtë vendit. Nuk është sekret që ai ka një klauzolë largimi. Mund të themi se diçka do të ndodhë gjatë kësaj merkatoje”, deklaroi Schicker.

Asllani zhvilloi një sezon të mirë me Hoffenheimin, duke regjistruar 10 gola dhe 9 asistime në Bundesligë, çka e ka bërë një nga emrat më të kërkuar të merkatos në futbollin gjerman.

Top Channel