“Thyhet” ëndrra e Juventusit, Aston Villa merr vendimin final për të ardhmen e Dibu Martinez
Arne Slot është shumë pranë rikthimit në pankinë, vetëm pak kohë pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Liverpoolit.
Tekniku holandez pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Holandës, ndërsa marrëveshja është në fazën përfundimtare.
Sipas raportimeve, edhe Liverpooli do të luajë një rol të rëndësishëm në finalizimin e këtij emërimi. Klubi anglez do të kontribuojë në pagesën e pagës së Slot gjatë 18 muajve të parë të kontratës së tij me përfaqësuesen holandeze.
Kjo zgjidhje do t’i mundësojë trajnerit të përfitojë të njëjtin nivel të ardhurash që do të kishte marrë nëse do të kishte mbetur pa angazhim pas largimit nga “Reds”.
Emërimi i Slot pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndërsa Federata Holandeze e Futbollit e sheh atë si njeriun e duhur për të udhëhequr kombëtaren në sfidat e ardhshme ndërkombëtare.
Top Channel