LIVE/ “Na quajnë sorra e korba, por harrojnë që…”! Dita e 43-të e protestës, tubuesit nisin marshimin pas fjalimeve përpara Kryeministrisë

12/07/2026 21:30

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e tubimit.

Ashtu si ditët e tjera, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas kanë vijuar me marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.

Aty, disa prej tyre janë ngjitur duke mbajtur fjalime, teksa kujtojnë dhe deklaratat e Kryeministrit Rama.

Njëri prej tyre tha: “Kryeministri na quan sorra e korba, por harron që ne jemi bijtë e shqiponjave. Korbat dhe sorrat ai i ka në qeverinë e vet”.

Menjëherë pas fjalimeve, ata nisën marshimin në rrugët e Kryeministrisë.

Top Channel