Zhvillohet seanca gjyqësore për 21 qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

05/07/2026 11:53

Po zhvillohet në këto momenti gjyqi për 21 të arrestuarit, pas tensioneve me policinë dhe deputetët në protestën e të enjtes së kaluar para parlamentit.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se një nga të arrestuarit, i cili vuan nga epilepsia ka shfaqur probleme shëndetësore dhe një autoambulancë ka hyrë me urgjencë në oborrin e gjykatës.

I arrestuari i identifikuar si Niko Qarkaj po merr trajtim mjekësor brenda ambienteve të gjykatës. Pas një ndërprerjeje prej afro një orë e gjysmë, seanca ka rinisur sërish.

Kjo pauzë ndodhi për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan të njiheshin me dosjet e të akuzuarve.

Top Channel