Hije skandali mbi Nigel Farage/ “Babai i Brexit” akuzohet nga media se përfitoi para nga një i dënuar në SHBA
Katari dhe Irani kanë njoftuar rifillimin e tregtisë detare midis porteve të tyre, pas një periudhe pezullimi të aktiviteteve në këtë korridor strategjik të Gjirit Persik.
Ministria e Transportit e Katarit bëri të ditur në një deklaratë të publikuar në rrjetin X se aktivitetet detare do të rifillonin menjëherë.
Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane raportuan rihapjen e portit Al-Ruwais për mallrat iraniane dhe rikthimin e shkëmbimeve tregtare detare mes dy vendeve. Rruga midis Al-Ruwais dhe portit iranian Dayyer konsiderohet si një nga më të shkurtrat tregtare në Gjirin Persik.
Katari luan prej kohësh rolin e një ndërmjetësi kryesor mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe ka mbështetur vazhdimisht dialogun për zbutjen e tensioneve në rajon.
Vetëm një javë më parë, autoritetet e Katarit kishin kërkuar pezullimin e përkohshëm të lundrimeve dhe aktiviteteve detare, në kushtet e rritjes së tensioneve në jug të Gjirit Persik.
Top Channel