Aksidentet në male, problemet më të mëdha i hasin turistët e huaj që nuk njohin terrenin
05/07/2026 12:25
Shtimi i numrit të turistëve ka shtuar ndjeshëm edhe rastet e aksidenteve në male apo kanione. Kryesisht turistë të huaj përballen me rrethana të panjohura teksa eksplorojnë natyrën shqiptare.
Prej disa kohësh tashmë pranë Federatës së Alpinizmit është krijuar Grupi Vullnetar i Kërkim Shpetimit Malor i cili së bashku me struktura të tjera kanë ndërhyrë në shumë raste të shpëtimit të turistëve.
Turistët e huaj zgjedhin ta eksplorojnë Shqipërinë pa guida dhe herë-herë përballen me emergjenca. Shtimi i sinjalistikës bëhet domosdoshmëri, por edhe informacione të shtuara në faqet zyrtare apo infopointe.
Top Channel