“LIroni çunat, vëllezërit tanë”, Kjo ishte thirrja që mbizotëroi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe në protestën e 34, teksa 19 prej protestuesve u arrestuan pas përplasjeve të së enjtes para Kuvendit.
Në një deklaratë të lexuar nga organizatorët e protestës, ata akuzuan sërish policinë për përdorim force.
Pas më shumë se një muaji në shesh, organizatorët e protestës bene thirrje që të ndalen sulmet ndaj gazetarëve, pas disa rasteve të përsëritura të kërcënimeve verbale dhe fizike ndaj tyre gjatë raportimit.
As në ditën e 34 të protestës, folësit para Kryeministrisë nuk i kursyen thirrjet kundër politikës, majtas e djathtas.
Por, thirrja kryesore ishte për shqiptarët e diasporës. U kërkua prania e tyre në protestën mbarëkombëtare të 4 korrikut.
Edhe marshimi i 34 kishte destinacion Komisariatin numër 3, ku po mbahen 19 protestuesit e arrestuar.
Top Channel