Tensionet e sotme para Kuvendit u shoqëruan me incidente ku si pasojë kanë mbetur të plagosur efektivë policie dhe protestues.

Siç bën me dije gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, gjatë përplasjeve të protestuesve me policinë, ku këta të fundit çanë dhe gardhin metalik, kanë mbetur të plagosur 3 efektivë të cilët janë futur brenda rrethimit të parlamentit për të marrë ndihmën e parë.

Sakaq nga përplasjet është lënduar edhe një protestues, ndërsa tetë prej tyre janë shoqëruar nga uniformat blu.

Ndërkohë autoboti me ujë është afruar për të shpërndarë protestuesit.

Top Channel