Disa persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një zjarri të fuqishëm që shpërtheu në një pallat 10-katësh në qytetin e Antverpit në Belgjikë.
Zjarri shpërtheu në katin e tetë të ndërtesës në lagjen Linkeroever. Nga pallati u ngrit një re e madhe tymi të dendur, ndërsa ekipet e emergjencës u angazhuan për evakuimin e banorëve.
Një video e publikuar nga vendngjarja tregon momentin dramatik kur një banor zbret nga ballkoni i tij përmes dritares së një apartamenti fqinj, në përpjekje për t’i shpëtuar tymit të zi.
Sipas policisë, në këtë pallat jetojnë më shumë se 200 persona.
“U detyruam të qëndronim të izoluar në apartament dhe pritëm në ballkon. Brigada e zjarrfikësve erdhi rreth 10 minuta më vonë dhe na shpëtoi nga ballkoni me anë të shkallëve të tyre”, u shpreh një nga banorët.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe numrin e saktë të viktimave.
Top Channel