Franca, Deschamps kthehet në stol pas momentit të dhimbshëm: Për mua është shumë e vështirë
Gjermania dhe Paraguai ndeshen në Boston për një vend në 1/8-at e Botërorit.
“Panzerat” rikthehen në një fazë me eliminim direkt të Botërorit për herë të parë që nga triumfi i vitit 2014. Edhe pse e mbylli Grupin E në vendin e parë, skuadra e Julian Nagelsmann u ndal në ndeshjen e fundit nga Ekuadori, humbje që ngriti pikëpyetje për vazhdimësinë e saj.
Kundërshtari do të jetë Paraguai, që rikthehet në fazën me eliminim direkt për herë të parë që nga Botërori 2010. Amerikano-jugorët siguruan kualifikimin falë paraqitjeve të disiplinuara në grupe, megjithëse kanë treguar vështirësi të mëdha në repartin ofensiv dhe nuk kanë shënuar asnjëherë në pesë ndeshjet e tyre me eliminim direkt në Kupën e Botës.
Skuadra që kalon më tej, do të ndeshet në fazën e 1/8-ave me fituesin e çiftit Francë-Suedi.
REZULTATI LIVE:
GJERMANI 0-1 PARAGUAI
Enciso 42’
NGJARJET KRYESORE:
45+5’ Gjermani shumë e dobët, e mbyll pjesën e parë në disavantazh.
45+8’ Duhej të vinte fundi i pjesës së parë që Gjermania të bënte gjuajtjen e parë në portë. Provoi Kimmich nga brenda zone.
42’ Goool Paraguai/ Surprizohen gjermanët, Enciso kalon në avantazh amerikano-latinët. Gol historik për Paraguain, pasi është hera e parë që shënon në një ndeshje me eliminim direkt në Botëror. (Video)
30’ Gjermania mban topin, por ende asnjë gjuajtje në portë nga ana e tyre. Ndeshje tejet e vakët.
1′ Nis sfida në Boston!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel