‘Çdo gjë të mirë në jetën tonë ia detyrohemi dashurisë tënde!’, Dua Lipa uron nënën e saj për ditëlindje: Ti je mbretëresha e shtëpisë

29/06/2026 12:19

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka uruar publikisht nënën e saj, Anesa Lipa, me rastin e 54-vjetorit të lindjes, duke i dedikuar një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, artistja ndau disa fotografi familjare, ku shfaqet pranë nënës së saj, si edhe një foto nga fëmijëria, duke kujtuar momentet e veçanta të tyre.

Në urimin e saj, Dua Lipa shprehu mirënjohjen dhe dashurinë për nënën, duke e cilësuar atë si shtyllën e familjes.

“Gëzuar ditëlindjen mami im! Jemi shumë me fat që të kemi! Çdo gjë të mirë në jetën tonë ia detyrohemi dashurisë, durimit dhe forcës tënde! Ti je mbretëresha e shtëpisë dhe zemrave tona! Të dua shumë”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e postimit.

Postimi u prit me mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët iu bashkuan urimeve për Anesa Lipën, duke vlerësuar marrëdhënien e ngushtë që artistja ka me familjen e saj.

Top Channel