SHBA dhe Irani drejt paqes, kryenegociatori deklaron: Lirohen 12 miliardë dollarë fonde të ngrira

23/06/2026 09:29

Kryenegociatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf ka deklaruar se “menaxhimi i Ngushticës së Hormuzit nuk do të kthehet kurrë si para luftës”, duke shtuar se, megjithëse normat ndërkombëtare do të respektohen, Irani do të ketë rol të drejtpërdrejtë në administrimin e kësaj zone strategjike.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të rëndësishme energjetike në botë, pasi përmes saj kalon një pjesë e madhe e naftës globale, dhe çdo tension në këtë zonë ndikon menjëherë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Në të njëjtën kohë, tensionet diplomatike shtohen pasi Ghalibaf ka deklaruar gjithashtu se është arritur një marrëveshje mes Iranit dhe SHBA-së për lirimin e 12 miliardë dollarëve të fondeve iraniane të ngrira.

Sipas raportimeve të Al Jazeera dhe mediave të tjera rajonale, fondet do të lirohen në dy këste prej 6 miliardë dollarësh.

Top Channel