Live/ Dita e 23-të e protestës në kryeqytet, nisin fjalimet e qytetarëve para Kryeministrisë: Kërkojmë qeveri teknike, ligjin për Zonat e Mbrojtura…
Leo Messi kthehet sërish në fushë. Argjentina sfidon Austrinë në ndeshjen e raundit të dytë në një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar, duke marrë parasysh emrat që do të zbresin në fushë.
Në Arlington, trajneri i Argjentinës, Scaloni, ka zgjedhur të njëjtët emra që luajtën ndaj Algjerisë, ku gjërat shkuan shumë mirë. Edhe sot, loja pritet të mbështetet te Leo Messi.
Tek Austria, Ragnick ka bërë disa ndryshime në përbërje. Në mbrojtje ulet në stol Lienhart dhe aktivizohet Danso, teksa ndryshon edhe krahu i majtë.
Në sulm e reja është Gregoritsch, i cili debuton në këtë botëror. Të dyja ekipet numërojnë nga 3 pikë dhe kjo sfidë mund të themi se përcakton kreun e renditjes.
REZULTATI LIVE
Argjentinë-Austri 1-0
Messi 39′
NGJARJET KRYESORE
73’ Kros i Messit nga këndorja, gjuan me kokë Nico Gonzales, por pak centimetra i mohojnë golin.
65′ Messi merr një top në hyrje të zonës dhe tenton me një “prerje”, devijon gardiani i Austrisë.
62′ Fernandez tenton nga jashtë zonës, por bllokohet nga mbrojtja.
55’ Goditje dënimi e gjuajtur nga Sabitzer, Martinez “fluturon” dhe eviton rrezikun.
46′ Nis pjesa e dytë. Messi kërkon thellimin e rekordit.
45+6′ Mbyllet pjesa e parë.
39’ Goool Argjentina 1-0/ Top i lënë për Messin në qendër të zonës, goditje vrastare e gjeniut dhe vjen goli i avantazhit, i 17-ti në Botëror, duke lënë pas Klosen dhe hyrë në histori. (Video)
32’ Messi tenton sërish golin pas një topi të kthyer, por fati vijon të mos jetë me yllin bardhekaltër. Edhe këtë herë portieri e pret me shumë fat.
19’ Aksion fantastik i Lautaros, që në momentin e fundit gjen Messin, i cili nxjerr mbrojtësit jashtë lojë plot elegancë dhe godet, por portieri arrin ta ndalë, i ndihmuar edhe nga fati. (Video)
8’ Messi si zakonisht merr përsipër 11-metërshin, por gabon para portierit, duke humbur shansin e parë për tu bërë golashënuesi më i mirë i Botërorëve. (Video)
4’ Lautaro Martinez rrëzohet në zonë pas një ndërhyrje të dy mbrojtësve austriakë. Kërkohet penallti, teksa sulmuesi mbetet edhe i dëmtuar. Asistentët në VAR thërrasin arbitrin kryesor për ta riparë rastin në VAR. Në fund akordohet penallti për Argjentinën.
2’ Argjentina e nis menjëherë në sulm me pasime vertikale, Almada përfundon një aksion me një goditje në pozicion të prirët, pa rezultat.
1’ Nis ndeshja, dy kokat e grupit luftojnë për kreun.
FORMACIONET ZYRTARE
Argjentina (4-4-2): Martinez; Molina, Romero, Martinez, Medina; De Paul, Mac Allister, Fernandez, Almada; Messi, Lautaro; Trajner: L. Scaloni;
Skocia (4-2-3-1): A.Schlager; Laimer, Alaba, Danso, Posch; X.Schlager, Seiëald; Sabitzer, Ëanner, Schmid; Gregoritsch; Trajner: R. Ragnick;
Top Channel