Refugjat nga ISIS dhe i tronditur nga terrori i Al Qaedas, historia e Aymen Hussein, futbollistit që i dha Irakut biletën për në botëror
Sfida mes Francës dhe Irakut mund të zgjasë më shumë nga sa parashikohet. Këtë të hënë, në Philadelphia pritet të këtë shtrëngatë gjë që krijon pasiguri për të dyja skuadrat vetëm pak orë përpara fillimit të kësaj ndeshjeje.
Motivi është protokolli shumë strikt për rrufetë që është në fuqi në SHBA; në momentin që sinjalizohet një shkarkim elektrik brenda një rrezeje prej 13 km larg stadiumit, ndeshja ndërpritet menjëherë, futbollistët janë të detyruar të hyjnë në dhomat e zhveshjes dhe nis menjëherë numërimi mbrapsht i 30 minutave.
Nëse gjatë kësaj kohe nuk regjistrohet asnjë rrufe, ndeshja mund të rifillojë, në rast të kundërt, koha matëse nis nga e para edhe në rrufenë më të vogël. Ky proces mund të përsëritet pa fund deri sa të kalojnë 30 minutat pa ndërprerje pa asnjë anomali të motit në zonat pranë impiantit.
Një precedent i tillë u verifikua gjatë Botërorit të klubeve të organizuara në SHBA verën e kaluar kur disa ndeshje u kushtëzuan nga moti i keq. Ndeshja e 1/8 të finaleve mes Chelsea dhe Benfica, psh, zgjati plot 4 orë e 38 minuta për shkak të ndërprerjes prej 2 orësh që u provokua nga një shtrëngatë.
Top Channel