Në prag të Francë-Irak, alarm për rrufetë, çfarë thotë protokolli
Skuadra e Iranit dhe stafi i saj kanë treguar një gjest të veçantë sportiv pas barazimit me Belgjikën, duke lënë një letër falënderimi të shkruar me dorë për qytetin e Los Angeles.
Ndeshjet e Grupit G janë zhvilluar në Los Anxhelos, ku Irani ka regjistruar dy barazime dhe aktualisht ndodhet në një pozicion që i jep shpresa për kualifikim në fazën e 1/32-ve.
Pas barazimit 0-0 ndaj Belgjikës, iranianët lanë një mesazh në dhomën e zhveshjes në stadiumin SoFi, duke falënderuar qytetin pritës për mikpritjen.
Në letrën e tyre thuhej se “nga Persia e lashtë mijëravjeçare te Irani modern i sotëm, shpirti i vendit mbetet i gjallë dhe i palëkundur”, ndërsa theksohej se ekipi kishte ardhur në Los Anxhelos me krenari, kishte garuar me nder dhe po largohej me dinjitet. Mesazhi përfundonte me falënderime për mikpritjen dhe thirrje për paqe, respekt dhe miqësi mes kombeve.
Megjithatë, ekipi iranian ka përjetuar vështirësi logjistike gjatë turneut, pasi pas ndeshjeve është detyruar të largohet menjëherë nga SHBA dhe të kthehet në kampin bazë në Tijuana, Meksikë, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi te lojtarët.
Kapiteni Mehdi Taremi e kishte përshkruar më herët situatën si “të vështirë”, duke theksuar mungesën e kushteve optimale për përgatitje dhe rikuperim midis ndeshjeve.
Ndërkohë, trajneri Amir Ghalenoei u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës ndaj Belgjikës, duke e quajtur një rezultat të rëndësishëm përballë një kundërshtari të fortë. Ai theksoi se ekipi ka zhvilluar dy ndeshje pa humbje dhe tashmë është i fokusuar te sfida e radhës ndaj Egjiptit.
Top Channel