Tensionet në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Energjisë: Trafiku në Ngushticën e Hormuzit vijon normalisht, kemi krijuar një korridor alternativ
Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, deklaroi se armëpushimi në Liban mbetet i brishtë, por paralajmërojë se forcat izraelite duhet të ruajnë një nivel të lartë gatishmërie për mundësinë e rifillimit të përplasjeve me Hezbollahun.
Gjatë një vizite në Libanin jugor, Zamir theksoi se ushtarët duhet të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur menjëherë çdo kërcënimi dhe, nëse është e nevojshme, të kalojnë shpejt në operacione të reja ushtarake.
Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, Zamir vlerësoi se Hezbollahu ka pësuar humbje të konsiderueshme nga operacionet e deritanishme, por mbetet një faktor që kërkon monitorim të vazhdueshëm.
“Hezbollahu ka pësuar një goditje serioze dhe domethënëse, ndërsa ne mbetemi të vendosur për të vazhduar përpjekjet tona dhe për të parandaluar riorganizimin e tij”, tha Zamir. “Hezbollahu është në një pozicion shumë të vështirë.”
Pavarësisht përpjekjeve diplomatike për të ruajtur armëpushimin, deklaratat e Zamirit tregojnë se Izraeli vazhdon ta konsiderojë të mundshme një përballje të re ushtarake me Hezbollahun, duke mbajtur forcat e tij në gjendje të lartë gatishmërie.
Top Channel