Formacionet Zyrtare/ “Panzerat” në fushë për fitoren e dytë, sfidojnë në Toronto ‘Elefantët’ e Afrikës

20/06/2026 20:36

Gjermania luan ndeshjen e dytë në Grupin E, ku në Toronto përballet me Bregun e Fildishtë.

“Panzerat” vijnë nga një fitore 7-1 përballë Kurasaos debutuese, ndërsa tashmë kërkojjnë fitoren e dytë dhe kualifikimin nga grupi, gjë që nuk e kanë arritur që nga Botërori 2014, viti kur u shpallën kampionë.

Nga ana tjetër, “Elefantët” e Afrikës gjithashtu vijnë nga një fitore tepër të rëndësishme përballë Ekuadorit me rezultatin 1-0 dhe do të duan që të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

Formacionet Zyrtare:

Gjermania: Neuer, Kimmich, Tah, Schlotterbeck, Brown, Pavlovic, Nmecha, Sane, Musiala, Wirtz, Havertz.

Trajner: J. Nagelsmann

Bregu i Fildishtë: Fofana, Konan, Singo, Kossounou, Agbadou, Kessie, Sangare, Oulai, Bony, Diamonde, Diallo.

Trajner: Emerse Fae

Top Channel