Foto/ U largua nga PS një javë më parë, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranë
20/06/2026 20:56
Pas largimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku është parë duke iu bashkuar protestës që është zhvilluar në kryeqytet.
Koçeku kishte njoftuar më 14 qershor, përmes një deklarate në rrjetet sociale, se po shkëputej nga shumica parlamentare që e kishte mbështetur në zgjedhje dhe e kishte çuar në Kuvend.
Një ditë pas këtij njoftimi, ajo publikoi në rrjete sociale simbolin e flamingos, i cili është kthyer në një shenjë të njohur të protestave që po zhvillohen prej disa javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
Top Channel