Ibrahimovic dhe kartoni i kuq i Almiron: Nuk është më futboll, është një cirk i drejtuar nga burokratë me kostum e kravatë

20/06/2026 19:33

‘Rregulli Prestianni’, ai që parashikon ndëshkim me karton të kuq për futbollistët që flasin me kundërshtarin duke mbuluar gojën pas rastit Prestianni-Vinicius në Benfica-Real Madrid në Champions League nuk i ka pëlqyer aspak Zlatan Ibrahimovic.

Këshilltari i RedBird që është i impenjuar në rolin e komentatorit të Botërorit për Fox Sports nuk u kursye aspak pas ndëshkimit me karton të kuq të Almiron në ndeshjen mes Turqisë dhe Paraguajit

‘E kam parë futbollin e vertetë në nivelin më të lartë, ai që po propozojnë tani është një version i butë. Kartoni i kuq për Almiron se mbuloi gojën? Nuk është më futboll, është një cirk i drejtuar nga burokratë me kostum e kravatë’-tha Ibrahimovic

 Por suedezi nuk u ndal këtu dhe e vijoi sulmin e tij frontal

‘Mbulimi i gojës është për karton të kuq? Çfarë është, Big Brother në fushë? FIFA do që të lexojë buzët,  të ndalojë mendimet akoma më përpara fjalëve. Pastaj do t’u vënë maskë për të mbyllur gojën si qenve; futbollistët nuk mund as të flasin, as të marrin frymë pa qenë dikush në VAR që të vendosë se cilat emocione janë ilegale. Futbolli po vdes, kjo është distopi’-vijoi Ibrahimovic që më pas bëri edhe një krahasim me të kaluarën

‘Maradona do të ishte ndëshkuar me karton të kuq në tunel, Pepe do të mbyllte ndeshjen në minutën e 40. Futbollistët e sotëm janë aktorë, jo luftëtare. Nëse nuk duron dot fjalët në fushë, si do të durosh në jetë? Futbolli nuk është balet, është një luftë’-përfundoi Zlatan Ibrahimovic

Top Channel