Pasi u bë shënuesi më i mirë në historinë e Francës, Mbappé tani do të luajë ndeshjen e 100 me Blutë 20/06 21:23
Massimiliano Allegri po shijon ditë pushimesh në Sardegna duke u relaksuar në plazh teksa pret që të përcaktojë gjithçka edhe zyrtarisht me Napolin.
Ndërkaq trajneri livornez ka ndjekur nga afër finalen e turneut të padelit ‘EA7 Padel Summer Cup’ së bashku me partneren e tij Nina.
Për Allegrin ishte ky rasti edhe për të takuar një njohje të muajve të fundit te Milani, Igli Taren. Raportet mes trajnerit dhe ish drejtorit sportiv të kuqezinjve nuk janë shkëputur kurrë siç e pohoi edhe vetë Igli Tare në intervistën e tij. Që të dy personalitetet u panë që të flisnin për një kohë të gjatë, teksa turneu ishte në zhvillim e sipër.
Top Channel