MotoGP, shkëlqen Francesco Bagnaia fiton Garën Sprint në Brno
Marco Bezzecchi nuk do të marrë pjesë në garën e së dielës në Çmimin e Madh të Çekisë në Brno në Botërorin e MotoGP.
Piloti italian i Aprilias u bë protagonist i një rrëzimi në 2 xhirot e fundit të Garës Sprint dhe teksa u përpoq që të rikuperojë motorin e tij i dha një të shtyrë një prej komisarëve të garës.
Fillimisht piloti italian që kryeson klasfikimin e përgjithshëm për pilotë u pezullua me Aprilian që ishte në pritje të vendimit të apelit dhe në fund vendimi erdhi, Bezzecchi u skualifikua që do të thotë se të gjithë kundërshtarët e tij në garën për titull kanë shansin më të mirë për të fituar sa më shumë pikë kundrejt tij.
Kujtojmë se Bezzecchi kryeson me 180 pikë i ndjekur nga Jorge Martin në vendin e dytë me vetëm 15 pikë më pak, ndërsa në vendin e tretë është Di Giannantonio me 144 pikë.
Top Channel