Po festonte golin e Ganës në Botëror, avokatja 26-vjeçare pëson arrest kardiak dhe ndërron jetë

19/06/2026 18:26

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Ganë, ku një avokate vetëm 26 vjeçe ka humbur jetën në mënyrë të papritur gjatë festimeve të fitores së kombëtares së saj në futboll.

Viktima, Sarah Araba Tettey, po ndiqte ndeshjen me miqtë e saj kur, në momentin e festimit të golit dhe fitores, u rrëzua papritur në tokë pa ndjenja. Sipas mjekëve, e reja pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë për rreth 45 minuta, por pa mundësi shpëtimi. Sarah ishte një juriste e re dhe mjaft premtuese, që sapo kishte nisur karrierën, dhe vdekja e saj e parakohshme ka tronditur mbarë opinionin publik.

Top Channel