Botërori 2026/ Frika nga mallkimi, tifozët e Brazilit nuk e veshin statujën e famshme Rocky Balboa

19/06/2026 19:30

Tifozët e Brazilit që u ngjitën te shkallët e Philadelphia Museum of Art për të pozuar pranë statujës së famshme të Rocky Balboa i rezistuan tundimit dhe nuk e veshën me fanellën e kombëtares së tyre duke e lënë ashtu siç ishte.

Çdo mbështetës që kishtë udhëtuar drejt Philadelphias për të ndjekur ndeshjen me Haitin në Botërorin 2026 u mjaftua vetëm me foto dhe selfie me statujën që është mbi 3 m e lartë dhe me një peshë 600 kg pasi askush nuk donte të bëhej viktimë e të ashtuquajturit ‘mallkimi i Rocky’

Statuja që është një simbol i qëndresës, kurajos dhe lidhjes mes Rocky dhe qytetit të Philadelphias, me kalimin e viteve u bë një protagoniste e një supersticiozitetit sportiv. Shumë tifozë e kanë pësuar vetë se veshja e statujës së bronztë të boksierit me ngjyrat e skuadrës së dytë sjell ters; sipas legjendës, ajo skuadër në fund humbet ndeshjen.

Një bestytni që duket se ka prekur edhe botën e futbollit. Fundjavën e kaluar, tifozët e Ekuadorit pushtuan shkallët duke kënduar e kërcyre e valvituj  flamuj. Përpara se të largoheshin i kishin veshur një fanelë të kombëtares së Ekuadorit statujës  dhe i kishin lidhur edhe një flamur të vendit. Nuk iu shkoi mirë. Amad Diallo shënoi në. minutën e 90 duke i dhuruar Bregut të Fildishtë fitoren 1-0 ndaj Ekuadorit në pjesëmarrjen e parë të këtij të fundit në një Botëror pas 12 vitesh.

Dhe siç do të thoshte Rocky, nuk do të ketë asnjë revansh. Tifozët brazilianë e mësuan mësimin nga episodi. Një prej grupeve të organizuara më të ndjekur, ‘Green and Yelloë Movement’ i këshilloi bashkëkombasit e tyre që të mos e preknin statujën. ‘Kujdes, është e ndaluar të veshësh fanelën e Brazilit mbi statujën e Rocky në Philadelphia’-ishte këshilla e dhënë.

Edhe enti turistik i Philadelphias përpara pak ditësh kishte bërë paralajmërimin duke iu kujtuar turistëve të huaj se  ashtu siç i ndodhi Ivan Dragos në film, me Rocky është më mirë të mos bësh shaka. Brazilianët e ndoqën këshillën dhe të enjten qindra prej tyre mbushën shkallët duke thjesht imituar pozën e Rocky Balboa me krahët të ngritura drejt qiellit. Askush nuk i veshi fanelë apo i vendosi shallin e kombëtares. Për më tepër, për të evituar surpriza, zona përrreth ishte e kufizuar me kordonë dhe kishte edhe 4 punonjës sigurie që me shaka ishin pagëzuar si ‘mbrojtësit e Rocky’ të cilët monitoronin situatën.

Statuja, e realizuar për sagën e filmave të Rocky të interpretuar nga Sylvester Stallone me kalimin e viteve është shndërruar në një atraksionet më të të vizituar të qytetit. Sipas ‘Philadelphia Visitor Center’, rreth 4 milionë persona vizitojnë çdo vit shkallët e Muzeut, shifra këto të ngjashme me ato të regjistruara në Liberty Bell.

Top Channel