“I kërkova Izraelit të arrinte marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të qetësohesh dhe të logjikosh

19/06/2026 21:01

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i kërkoi atij të binte dakord për një armëpushim me grupin shiit Hezbollah të mbështetur nga Irani.

“Ndonjëherë duhet të qetësohesh dhe të përdorësh logjikën tënde”, tha Trump, sipas një postimi nga një gazetar i NBC në platformën X.

Presidenti i SHBA-së nuk pranoi të sqaronte nëse foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Trump do të udhëtojë në Camp David këtë fundjavë, një veprim i pazakontë. Është vetëm hera e dytë që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë që ai ka vizituar rezidencën presidenciale.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se ai do të ketë disa “takime politike” ndërsa është atje. Familja e tij do t’i bashkohet në Camp David për udhëtimin dy-ditor, i cili përfshin edhe Ditën e Babait të dielën.

Trump vizitoi për herë të fundit Camp David, në Maryland, në qershor 2025, kur u takua me zyrtarë ushtarakë dhe këshilltarë të politikës së jashtme për të diskutuar situatën në Iran, luftën në Gaza dhe protestat kundër policisë së imigracionit në Kaliforni. Një mbledhje e planifikuar e kabinetit në Camp David në maj u mbajt përfundimisht në Shtëpinë e Bardhë sepse shërbimi meteorologjik parashikonte mot të keq në zonë.

Top Channel