Lamtumirë humbje e kohës, në Portugali-RD e Kongos aplikohet norma e re e FIFA
Portugalia e ka nisur në mënyrë zhgënjyese Botërorin 2026, duke barazuar 1-1 me Republikën Demokratike të Kongos.
Sfida e luajtur në Houston nisi mjaft mirë për luzitanët, me Joao Neves që shënoi që në minutën e 6’, duke e bërë të dukej një ndeshje e lehtë në letër për të besuarit e Roberto Martinez.
Gjithsesi, afrikanët reaguan në mënyrën më të mirë, duke barazuar në fundin e pjesës së parë me Ëissa.
Në pjesën e dytë, Ronaldo shpërdoroi dy raste të mira për të shënuar, por pa mundur të gjente rrjetën.
Kështu, Portugalia e nis me barazim aventurën në Botërorin 2026, duke lënë shumë mbresa te tifozët.
Rezultati:
Portugali 1-1 R.D. Kongo
Neves 6′ / Wissa 45+5′
Ngjarjet Kryesore:
90+5′ Mbyllet sfda në barazim 1-1!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
90′ Bruno Fernandes provon me një gjuajtje nga distanca, por topi përfundon jashtë.
74′ Ronaldo humb shansin e radhës, duke goditur sërish jashtë.
68′ Ronaldo merr një top në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij përfundon jashtë. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+6′ Mbyllet pjesa e parë!
45+5′ Goool R.D. Kongo 1-1/ Wissa godet me kokë pas një krosimi në zonë dhe rikthen baraspeshën. (Video)
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
6′ Goool Portugalia 1-0/ Pedro Neto kroson drejt zonës dhe Joao Neves godet me kokë për ta çuar topin drejt rrjetës. (Video)
1′ Starton sfida në Houston!
Formacionet Zyrtare:

Top Channel