Lamtumirë humbje e kohës, në Portugali-RD e Kongos aplikohet norma e re e FIFA

17/06/2026 22:24

Sfida mes Portugalisë dhe Republikës Demokratike të Kongos u bë dëshmitare e aplikimit të një prej normave të reja të FIFA për humbjen e kohës në Botërorin e këtij viti.

Në minutën e 52, Mpasi vonoi më shumë se 5 sekonda për të kryer rivënien nga porta. Arbitri Al Jassim, duke aplikuar normat e reja, akordoi goditje këndi në favor të Portugalisë. Rregulli i ri që u  zyrtarizua pak ditë përpara fillimit të turneut, thekson: 

Rregulli 16. Rivënia nga porta

Përdoret një sinjal i numërimit mbrapsht me 5 sekonda nëse një futbollist apo një lojtar vonojnë rivënien e topit në lojë nga porta. Nëse kalohet kjo kohë, jepet goditje këndi në favor të skuadrës kundërshtare.

Ky rregull i ri u vëndos  nga FIFA në mënyrë që futbollistët të mos e humbasin kohën pa u ndëshkuar. Po kështu ekzistojnë edhe rregilla të reja që janë aplikuar gjatë kësaj jave të parë të Botërorit. Kështu lojtarët që zëvendësohen duhet të lënë fushën brenda 10 sekondave. Nëse marrin më shumë kohë, futbollisti që hyn në fushë duhet të presë 1 minutë jashtë vijave dhe kjo do të thotë se në këtë rast skuadra mbetet me 10 lojtarë gjatë kësaj minute

Regulli i numërimit mbrapsht prej 5 sekondash aplikohet edhe për rivëniet anësore. Në këtë rast nëse  kalohet kjo kohë arbitri ia akordon rivënien anësore skuadrës kundërshtare

Top Channel