Skandal spiunazhi në Botëror, droni rrëzohet me plumbat e Gardës së Republikës, në stërvitjen e Koresë së Jugut!
Sulmuesi i Brazilit, Neymar, është rikthyer në stërvitjen zyrtare me përfaqësuesen, duke u pritur me entuziazëm nga shokët e ekipit në kampin përgatitor të Kupës së Botës.
Golashënuesi më i mirë i “Seleção”-s, i cili është kthyer pas një dëmtimi në pulpën e djathtë, e nisi seancën stërvitore i veçuar, përpara se t’i bashkohej grupit, ku më pas u përshëndet me një “korridor nderi” nga bashkëlojtarët.
Lojtarët e tjerë e pritën rikthimin e tij me duartrokitje, përkëdhelje në shpinë dhe momente humori, duke festuar rikthimin e një prej figurave kryesore të ekipit.
Seanca stërvitore u zhvillua e ndarë në dy grupe, me titullarët dhe zëvendësuesit nga ndeshja ndaj Marokut që punuan veçmas, larg syrit të mediave të shumta të pranishme në qendrën stërvitore të New York Red Bulls.
34-vjeçari Neymar u dëmtua në mes të majit dhe nuk ka luajtur që prej asaj kohe, ndërsa më herët ka zhvilluar edhe stërvitje individuale, sipas federatës braziliane.
Megjithatë, ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij në fushë.
“Seleção” e drejtuar nga Carlo Ancelotti do të përballet me Haitin dhe më pas me Skocinë në ndeshjet e Grupit C të Kupës së Botës.
Top Channel