Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën dhe të vendosë kufij të rinj në historinë e futbollit.
Me zbritjen e tij në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e sotme të Botërorit 2026, ylli portugez ka regjistruar një tjetër arritje të jashtëzakonshme që do të mbetet gjatë në memorien e këtij kompeticioni.
Një rekord i pavdekshëm në moshën 41-vjeçare
Në moshën ekzakte 41 vjeç e 132 ditë, Ronaldo është bërë zyrtarisht lojtari më i vjetër i fushës (duke përjashtuar portierët) që e nis një ndeshje si titullar në një Kupë Bote. Ky moment historik dëshmon disiplinën e tij të hekurt dhe regjimin e jashtëzakonshëm që e mban ende në nivelet më të larta, duke thyer një rekord që vështirë se do të arrihet nga ndonjë futbollist tjetër në të ardhmen.
Top Channel